Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Edhe në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë 37 të tilla për qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 822 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 24 aksidente tjera me dëme materiale
Janë arrestuar edhe 13 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/