Vokshi: AAK kërkon të jetë promovuese e vlerave të rinisë shqiptare

Vokshi: AAK kërkon të jetë promovuese e vlerave të rinisë shqiptare

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është një parti që ka treguar se gjithnjë ka qenë në mbështetje të qytetarëve të Kosovës dhe se objektivi i saj madhor është integrimi i Kosovës në familjen e madhe Evropiane.

Kështu është shprehur Arlind Vokshi kryetar i Aleancës të të Rinjve(ARK) të AAK-së, Dega në Gjilan, për të shtuar se viteve të fundit AAK, po investon gjithnjë e më shumë te një forcë që shumë pak është përfshirë në ndryshimet e vendit, por që është e ardhmja e Kosovës. Në vëmendjen e AAK-së është rinia, si pjesa më vitale e shoqërisë. Ajo është forca që gjeneron shumë energji, një forcë me një mentalitet pozitiv dhe që nuk duhet të lihet mbas dore.

“Qeveria po tregon se nuk ka asnjë vizion të qartë për rininë dhe se premtimet e sotme të qeverisë mbesin të tilla, një mashtrim, pasi rinia nuk gjen hapësirën e duhur për tu integruar në shoqëri. AAK kërkon të jetë një promovuese e vlerave të rinisë shqiptare, e forcës së saj, por edhe e zhvillimeve që vendi ynë do të ketë në të ardhmen”, ka thënë i pari i të rinjve të AAK-së së Gjilanit.

Ai tha se janë të hapur për bashkëpunim, e ku çdo i ri mund të gjej veten, e ardhmja e Kosovës i përket kësaj rinie, dhe ajo nuk duhet të ndihet e mënjanuar, përkundrazi të jetë ballë e ndryshimeve historike të vendit.

“AAK ka një program të sajin, shumë të rëndësishëm dhe që ka për qëllim ndërtimin e një jete sa më të mirë për të rinjtë, dhe për këtë AAK ka vendosur të jetë ballë e këtij ndryshimi, duke ofruar të gjithë bashkëmoshatarët e saj drejtë këtij ndryshimi, e po për këtë arsye e shohim si shumë të rëndësishme rolin e rinisë shqiptare në zhvillimin e vendit, si një mbështetje e pazëvendësueshme, pasi ata do të jenë e ardhmja e kombit, kontribuues dhe përfitues të integrimit të Kosovës në strukturat e BE-së”, shprehet Vokshi i ARK-së.

Sipas tij, rinia me këtë dashuri dhe vizion, e së bashku me mbështetjen e AAK-së, mund ta sigurojnë të ardhmen e shëndoshë dhe mirëqenien e siguruar, të mos lejojmë të jemi të shtypurit e së tashmes, por të jemi shpresa e merituar e së ardhmes.

KOMENTE