Policia e Kosovës shton masat e kontrollit në trafikun rrugor

Policia e Kosovës shton masat e kontrollit në trafikun rrugor

Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke implementuar Plane Operative dhe plane tjera Vepruese gjatë sezonit veror, janë marrë masa shtesë duke krijuar një TASK FORCË, e cila po merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.

“Gjatë datës 02 dhe 03 gushtë 2017 në tërë territorin e rajonit të Gjilanit janë aplikuar rreth 81 pika kontrolli, ku kontrollet me radar, rripi i sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, tejkalimi në vi të bardhë apo ku me shenjë trafiku ndalohet, mos mbajtja e distancës e kundërvajtje tjera kanë qen cak i kontrolleve të shtuara. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar gjithsejtë 85 tiketa gjobitëse për të gjithë ata vozitës që në mënyra të ndryshme kanë ra në kundërshtim me ligjet rregullat e trafiku”, ka thënë Hashani.

Ai tha se Policia e Kosovës përfshirë njësite shtesë të policisë do të jem të pranishëm njëzet e katër orë me të vetmin qëllim preventimin e aksidenteve por njëkohësisht duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj shkelësve të ligjit dhe rregullave të trafikut rrugorë.

“Andaj, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me të gjitha njësitet tjera relevante vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët e automjeteve, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

KOMENTE