Motoçikletat nën radarin e policisë!

Motoçikletat nën radarin e policisë!

Polica e Kosovës njësitet e trafikut rajonal së bashku me njësitet sektoriale të stacionit policor të Gjilanit nga data 03 Korrik 2017 deri më 31 korrik 2017 janë në zbatim të Plani Operativ “Drejtuesit e motoçikletave”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se aktivitetet policore të ndërmarr në kuadër të këtij plani ku gjatë muajve të verës, kur dukshëm shtohet numri i motoçikletave që frekuentojnë nëpër rrugë, kanë për qëllim preventimin e aksidenteve të trafikut të shkaktuara nga këto mjetet.

Zëdhënësi Hashani ka thënë se gjatë periudhës kohore nga 03 e deri me 09 korrik 2017 janë tërhequr gjithsej 70 motoçikleta (prej tyre 67 pa regjistrim, 1 pa patentë shofer dhe 2 pa doganë).

Ai tha se motoçikletat e paregjistruara u kthehen pronarëve me rastin e dëshmisë për sigurimin e të njëjtëve, ndërsa motoçikletat e pa doganuara dorëzohen në Pikën Kufitare “Dheu i Bardhë” për procedurë të mëtejme.

Tiketat e shqiptuara për drejtuesit e motoçikletave:
Pa regjistrim: 67 tiketa
Pa patentë shofer: 01
Pa doganë: 02
Pa helmetë: 13
—————————————–
Total tiketa: 83

KOMENTE