Matoshi: Kjo qeveri ishte “Njerkë” për Kamenicën!

Matoshi: Kjo qeveri ishte “Njerkë” për Kamenicën!

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, që vije nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), ka shkruar në Facebook, lutjen e tij që qeveria LDK – PDK, të mos kthehet më asnjëherë.

“Kjo qeveri ishte “Njerkë” për Kamenicën dhe qytetarët e saj, na diskriminoi në masën më të madhe të mundshme. Edhe komunat me nga 5 mijë banorë përfituan më shumë se qytetarët e Kamenicës prej saj”, ka shkruar Matoshi.

Ja postimi i tij i plotë:

Të dashur Qytetarë të Kamenicës,

Sot u largua qeveria LDK – PDK, lutem që të mos kthehet më asnjëherë. Kjo qeveri ishte “Njerkë” për Kamenicën dhe qytetarët e saj, na diskriminoi në masën më të madhe të mundshme. Edhe komunat me nga 5 mijë banorë përfituan më shumë se qytetarët e Kamenicës prej saj. Ne mbijetuam e realizuam projekte me donator e mbështëts të komunës, si dhe me kursime buxhetore nga buxheti diskriminues që u nda për ne.

Bashkë me qeverinë sot e shpërnda edhe Kuvendi I Kosovës, vendi ku gjatë tri viteve të kaluara as edhe tri herë su përmend Komuna e Kamenicës nga askush prej pesë partive politike shqiptare. Nuk pati kush ta përmend, sepse ata që ishin në ato karrige nuk deshtën ta përmendin, nuk e ndjen asnjë problem tonin si problemin e qytetarëve të Kosovës.

Edhe kjo përbërje e Kuvendit shpresojmë të mos kthehet më. Ne po shkojmë në zgjedhje tanimë, andaj është në dorën tonë që të marrim fatin në duart tona, të mendojmë për komunën, familjet tona dhe fëmijët tanë.

Pa politikë e them se vetëm vota për AKR-në e garanton këtë, garanton projekte të mëdha për Kamenicën, përspektivë, ndikim në qeverinë e re dhe kthim shprese për kamenicasit, secila votë e hedhur për një parti tjetër në Kamenicë, është votë që e ndëshkon Kamenicën dhe të ardhmen e saj.

Suksese e na priftë e mbara.

KOMENTE