Edhe Imet Rrahmani bëhet deputet

Edhe Imet Rrahmani bëhet deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ku në përgjigje të kërkesës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë në listat e certifikuara të Subjekteve Politike për zëvendësimin e deputetëve të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon si në vijim:

1. Kandidatët e radhës që pasojnë në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 Qershor 2017, nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës”, të cilët i zëvendësojnë deputetët, janë:

– z. Nait Hasani e zëvendëson z. Ramush Haradinaj;
– z. Fadil Beka e zëvendëson z. Fatmir Limaj;
– z. Enver Hoti e zëvendëson z. Enver Hoxhaj;
– z. Gani Dreshaj e zëvendëson z. Rrustem Berisha dhe
– z. Bekë Berisha e zëvendëson z. Pal Lekaj.

2. Kandidati i radhës që pason në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 Qershor 2017, nga subjekti politik “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re” është:

– z. Imet Rrahmani, i cili e zëvendëson z. Behgjet Pacolli.

3. Kandidati i radhës që pason në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 Qershor 2017, nga subjekti politik “Koalicija VAKAT” është:

– z. Bahrim Shabani, i cili zëvendëson z. Rasim Demiri.

KOMENTE