Bëjnë matjen e tensionit për kalimtarët e rastit

Bëjnë matjen e tensionit për kalimtarët e rastit

Nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Stafi mjekësor i QKMF-së “Nëna Terezë” në qendër të qytetit të Vitisë me rastin e ditës botërore të Hipertensionit ka bërë matjen e tensionit për kalimtarët e rastit.

Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira ka vizituar për së afërmi punën e këtij stafi mjekësor, ku është njohur edhe me vlerat e tensionit të kalimtarëve të rastit.

Rezultatet e këtyre matjeve tregojnë se një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë një vlerë të rritur të tensionit.

KOMENTE