DYLON

​Pesë përfitimet nga një lugë uthull molle

Avatar photo Elife Sherifi

E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E,acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, pa diskutim ky produkt është një depo vlerash ushqyese.

Studimet e ndryshme kanë provuar që konsumimi i një luge çaji me uthull mollë ndikon drejtpërdrejt në 5 gjendjet e mëposhtme shëndetësore.

1.Ndihmon të humbisni peshë: Siç dihet gjatë gjumit realizohet një proces shumë kompleks siç është filtrimi dhe eleminimi i toksinave nga trupi i njeriut. Uthulla e mollës jo vetëm që e përshpejton atë, por nxit metabolizmin të djegë sa më shumë kalori. Ajo ka fuqinë të shpërbëjë brumërat, kurse antioksidanti i saj kryesor, pektina, i jep trurit dhe trupit ndjesinë e ngopjes.

EkoHigjiena

2.Lehtëson dhimbjet e fytit:

Uthulla e mollës ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që dobësojnë fuqinë vepruese të baktereve në rast virozash ose kur keni inflamacion të laringitit.

3.Ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak:

Uthulla e mollës nxit prodhimin e insulinës në gjak dhe shpërbën karbohidratet toksike që qarkullojnë në organizëm dhe që çojnë në shfaqjen e diabetit, përcjell Vizion Plus.

4.Largon erën e keqe të gojës:

Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj. Uthulla e mollës vret bakteret dhe i jep një ndjesi freskie gojës suaj.

5.Trajton acidet gastrike të stomakut:

Uthulla e mollës rivendos pH-in normal të stomakut dhe neutralizon acidet gastrike falë veprimi të saj anti-inflamator.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.