DYLON

Zyrtarja e lartë e USAID-it sheh nga afër funksionimin e E-Kioskut në Pozheran

Zyrtarja e lartë e USAID-it sheh nga afër funksionimin e E-Kioskut në Pozheran
Avatar photo Redaksia

Ana Luisa Pinto, zyrtare e lartë e USAID-it amerikan, zyra qendrore në Washington, në vazhdën e vizitave që po i bënë projekteve të realizuara nga USAID-i në Kosovë, ka qëndruar sot në mesditë edhe në Pozheran.

Ajo e shoqëruar edhe nga Drejtori i Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësore Brian Kemple, është pritur aty nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, me që rast kanë vizituar E-Kioskun e vendosur në Pozheran.

Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore dhe dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë.

EkoHigjiena

Certifikatat e pronës mund të tërhiqen vetëm nga banorët vitias kurse dokumentet e gjendjes civile mund të tërhiqen nga të gjithë shtetasit Kosovar me letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.