DYLON

Zyrtarizohet Udoyen Akpan, prurja më e re e SC Gjilanit

Zyrtarizohet Udoyen Akpan, prurja më e re e SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka njoftuar edhe zyrtarisht afrimin më të ri në skuadër, futbollistin Udoyen Akpan.

Akpan i bashkohet ekipit të Gjilanit nga FC Drenica, duke sjellë me vete një përvojë të pasur të fituar në disa kampionate evropiane.

EkoHigjiena

Sipas drejtuesve të skuadrës gjilanase “kuqebardh”, sulmuesi 26 vjeçar është me origjinë nga Liverpool, teksa gjatë rrugëtimit të tij profesional, ai ka qenë pjesë e klubeve në Angli si dhe ka luajtur në Qipro, Uells, Maltë dhe Itali, çka e bën një futbollist me bagazh të rëndësishëm ndërkombëtar.

“SC Gjilani i uron mirëseardhje Udoyen Akpanit dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Zyra për Informim dhe Komunikim e SC Gjilanit.  /2LONLINE/