DYLON

Zyrtari i ATK-së dënohet me 10 muaj burgim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me datë 15.09.2015 ka shpall Aktgjykimin ndaj të akuzuarit F. S., duke e gjykuar me dënim unik prej 10 (dhjetë) muaj burgim.

I akuzuari F. S., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 13 deri 19 Nëntor 2013, në cilësinë e personit zyrtar – inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me qëllim që vetit të i sjell dobi të kundërligjshme pasurore, ka pranuar nga dy biznese të ndryshme të holla në vlerë prej 200 Euro.

EkoHigjiena

Me këtë rast i akuzuari F. S. ka kryer dy herë veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e ka gjykuar për dy veprat penale me nga 6 (gjashtë) muaj burgim, konform nenit 80 gjykata i’a shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 10 muaj burgim.

Ndaj të akuzuarit shqiptohet dënimi plotësues edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit – veprimtarisë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

Të akuzuarit ka për të iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në arrest shtëpiak.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.