DYLON

Zyrtarët shqiptar e serb mësojnë gjuhën e njëri tjetrit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Janë shpërndarë certifikatat për zyrtarët komunal të Kamenicës të cilët përfunduan kursin e gjuhës shqipe dhe serbe. Për gjashtë muaj zyrtarët serb të komunës vijuan kursin e gjuhës shqipe dhe zyrtarët shqiptar vijuan kursin e gjuhës serbe. Ky kurs organizohet nga Qendra Evropiane për qështjet e minoriteteve – ECMI dhe është projekt i përbashkët i zyrës së kryeministrit dhe komisariatit të BE për pakicat.

Ndarjen e certifikatave e ka bërë Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, i cili në radhë të parë përgëzoj vijuesit e këtyre kurseve dhe mësuesit e tyre Nuhi Kosumi dhe Maria Kerstic e cila është edhe koordinatore e këtij projekti.

EkoHigjiena

“Njohja e sa më shumë gjuhëve është pasuri individuale e scilit prej nesh,Administrata jonë është e interesuar që të punësuarit e saj të njohin gjuhët e komuniteteve që jetojnë këtu, sepse kështu mund t`u shërbejmë më mirë qytetarëve tanë. Ne falenderojmë partnerit tonë ECMI që na ka mbështetur dhe përkrahur në këtë drejtim” tha nënkryetari Matoshi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.