DYLON

Zyrtarët korrektues nisin trajnim në Kopenhagë

Zyrtarët korrektues nisin trajnim në Kopenhagë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të marrëveshjes për transferimin e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit, pesëmbëdhjetë zyrtarë korrektues të kësaj qendre ndodhen aktualisht në Kopenhagë, ku kanë filluar trajnimin e tyre profesional, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Trajnimi, i cili do të zgjasë gjashtë muaj, organizohet nga autoritetet daneze dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit korrektues për menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve në përputhje me standardet më të avancuara evropiane.

EkoHigjiena

Shërbimi Korrektues i Kosovës vlerëson këtë angazhim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të praktikave profesionale në burgun e Gjilanit.

Përvoja që zyrtarët do të fitojnë në këtë trajnim pritet të kontribuojë ndjeshëm në përgatitjen e Burgut të Gjilanit për pritjen dhe trajtimin efikas të të burgosurve nga Danimarka, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.