DYLON

Zyrtarët komunal të Kamenicës paisjen me ID kartela zyrtare

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Drejtorinë e Shoqërisë dhe Informacionit ka përgaditur procedurat e duhura dhe paisjen e shërbyesve civil me ID kartela zyrtare.

Solemnisht Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi së bashku me shefin e Personelit Faton Biqkaj i`a kanë dorëzuar ID kartelat zyrtarëve komunal.

EkoHigjiena

“ Paisja me ID kartela për zyrtarët komunal të Kamenicës po bëhet për herë të parë që nga krijimi i institucioneve të Republikës Kosovës ne do të vazhdojmë edhe më tutje me rritjen e shërbimeve të tjera dhe kontrollimin e Administratës Komunale” tha Drejtori i Administratës Valon Maliqi.

“Kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies si standard i ri në punën dhe shërbimet tona ndaj qytetarëve” tha shefi Administratës Faton Biqkaj”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.