/2L ONLINE/ – Në Komunën e Gjilanit, në kuadër të “Flakës së Janarit 2016”, është zhvilluar një ndeshje futbolli mes ekipeve të përbëra nga zyrtarë komunal dhe artistët, në anë tjetër, duke bërë që përmes garës të kujtohet vepra e madhe e bërë nga dëshmorët e shumtë për lirinë e vendit.
Në këtë garë fitues ishin përfaqësuesit e artit, të cilët i mundën zyrtarët komunal. Ata po dëshmohen se po japin gjithçka nga vetja për promovim të vlerave kulturore edhe përmes sportit.
Përndryshe, karakteristikat e programit të “Flakës…”, bëjnë që gjatë janarit në Gjilan të ketë ardhje të reja artistike, duke shtuar edhe interesimin e qytetarëve nga ky regjion që të jenë pjesë e aktiviteteve të larmishme kulturore. Nga sonte fillon Film Flaka. /2L ONLINE/