Një delegacion me zyrtar të UEFA-së dhe FIFA-së dje kanë arritur në Kosovë me ç’rast do të qëndrojnë për tre ditë.
Misioni i Yann Hafner, Luca Nicola, Denis Bastari nga UEFA dhe Sofia Malizia nga FIFA, është i fokusuar në çështje ligjore dhe dokumente bazike të FFK-së siç janë statuti dhe rregulloret.
Sot përfaqësuesit e FIFA-së dhe UEFA-së i priti në takim presidenti Agim Ademi bashkë me u.d sekretarin e përgjithshëm Taulant Hodaj. Ideja e këtij takimi është informimi rreth ndryshimeve që duhen bërë në statutin dhe rregulloret e FFK-së dhe harmonizimi i këtyre dokumenteve me ato të FIFA-së dhe UEFA-së.
Në rend të ditës për t’u diskutuar janë edhe komisionet juridike, disiplinore, normative dhe administrative të FFK-së. /2LONLINE.com/