DYLON

Zyrtarët doganorë kanë identifikuar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave, gjatë procedurës së zhdoganimit

Zyrtarët doganorë kanë identifikuar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave, gjatë procedurës së zhdoganimit
Avatar photo Redaksia

Në Zyrën e Doganimit të Brendshëm në Aeroport, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave, gjatë procedurës së zhdoganimit.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, zyrtari doganor ka ngritur dyshime lidhur me përshkrimin dhe llojin e mallit të deklaruar si “Polycarboxylate Superplasticizer”. Për të verifikuar saktësinë e deklarimit, është kryer kontroll fizik i pakos, me ç’rast është konstatuar se përshkrimi i deklaruar nuk përputhej me mallin e gjetur.

EkoHigjiena

Nga kontrolli është konstatuar se bëhej fjalë për produkte medicinale të destinuara për dobësim, të cilat, sipas të dhënave të rastit, nuk janë të aprovuara për qarkullim në treg dhe për importimin e tyre kërkohet leja përkatëse nga Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPPM).

Vlera e mallit, pa përfshirë detyrimet dhe taksat, është 1,775.90 euro.

Nga veprimet e ndërmarra është evidentuar se pala ka tentuar të shmangë kontrollin dhe procedurat përkatëse doganore, përmes ndryshimit të përshkrimit të mallit dhe deklarimit të të dhënave jo të sakta, me qëllim të shmangies së detyrimeve dhe lejeve të nevojshme për vendosjen e mallit në qarkullim të lirë.

Për rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse procedurale në pajtim me legjislacionin në fuqi. Veprimet e palës janë trajtuar si kundërvajtje doganore, në bazë Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit, parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore dhe kontrollin e mallrave që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me institucionet kompetente, thuhet në fund të njoftimit të Doganës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.