DYLON

Zyrtare: Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës
Avatar photo Elife Sherifi

Çiftet e çerekfinales në DigitAlb Kupën e Kosovës do të mësohen ditën e enjte me fillim nga ora 12:00.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës që përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që të enjten (12 dhjetor) në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.

EkoHigjiena

Ndeshjet e këtij rrethi të garave do të luhen në pranverë.

Kujtojmë që edhe në këtë fazë të garave do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje me sistem eleminimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.