DYLON

Zyrtare: SC Gjilani e mbyll bashkëpunimin me trajnerin Zekerija Ramadani

Zyrtare: SC Gjilani e mbyll bashkëpunimin me trajnerin Zekerija Ramadani
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur në mënyrë të dyanshme bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Zekirija Ramadani.

Në një njoftim zyrtar thuhet se Klubi e ka marrë në konsideratë kërkesën e Ramadanit dhe ka vendosur që të ndalojë marrëdhënien kontraktuale të punës, e cila ishte e nënshkruar vitin e kaluar.

EkoHigjiena

Ramadani drejtoi klubin në 44 ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe garat evropiane në edicionin e kaluar për të regjistruar 19 fitore, 15 barazime dhe 10 disfata.

“Klubi e falënderon Ramadanin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive. Ekipi do të drejtohet nga trajneri Alban Hyseni deri në marrjen e një vendimi të ardhshëm”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.