DYLON

Zyrtarë policorë të kufirit, në dy lokacione të ndryshme iniciojnë dy raste penale ‘falsifikim i dokumentit’ dhe ‘kontrabanda me mallra’

Zyrtarë policorë të kufirit, në dy lokacione të ndryshme iniciojnë dy raste penale ‘falsifikim i dokumentit’ dhe ‘kontrabanda me mallra’
Avatar photo Redaksia

Rasti i parë: Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 17.09.2021 rreth orës 09:00, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, gjatë kontrollit të personave A.T., (viti i lindjes 1959, mashkull), dhe S.T., (viti i lindjes 1999, mashkull),  ata kanë prezantuar tek autoritetet policore dokumente, vërtetime të testit për covid 19, dyshohet të jenë të falsifikuara.

Gjatë intervistimit të dyshuarit pranojnë se testet i kanë marrë në një kafenë në Novi Pazar. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

Rasti i dytë: Më, 17.09 .2021 pas marrjes së një informate se në rajonin mes fshatrave Konqul Bujanovc (Serbi)  dhe Korminjan Ranillug (Republika e Kosovës) po zhvillohej kontrabandë me mallra, patrulla policore nga stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Muqivercë, qysh në ora 04:00 kanë dalë në teren në atë zonë. Patrulla, ka patrulluar atë zonë dhe rreth orës 13:00 ka ndaluar një traktor që po futej nga Serbia për në Republikën e Kosovës. 

Me traktor ishin dy të dyshuarit: N.T., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) dhe  D.M., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). Në traktor kishte të ngarkuar mallra të ndryshme:   

  • Birra (104 arka X 20 shishe X 0.5 l = 1040 litra);  
  • Raki rrushi (tri lloje, 15 pako X 6 l =90 litra), 
  • Verë (15 pako X 6 l = 90 litra) dhe 
  • Produkte kozmetike.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ‘kontrabanda me mallra’ i cili vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.