Zyrtarë nga Cape Verde vizitojnë Prokurorinë Speciale, diskutojnë për bashkëpunim kundër krimeve kibernetike
Në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës “Zyra e Programit për Krime Kibernetike”, zv.presidenti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Publike z.Helton Barros dhe drejtori i përgjithshëm i Njësisë së Inteligjencës Financare në Zyrën e Prokurorit të Përgjithëshëm në Cape Verde, z.Daniel Alves Monteiro gjatë vizitës së tyre në Kosovë, u takuan me zv.kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale z.Valdet Gashi dhe prokurorin z.Halim Borovci, koordinator për rastet e krimeve kibernetike, së bashku me ekipin e tij.
Në këtë takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër krimeve kibernetike, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. /2LONLINE/
