DYLON

Zyrtare: Mario Zebic i bashkohet Gjilanit

Zyrtare: Mario Zebic i bashkohet Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Mario Zebic.

Mbrojtësi nga Spliti i Kroacisë ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të klubit “kuqebardh” deri në verën e vitit 2027.

EkoHigjiena

“29-vjeçari ka treguar aftësi të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij dhe pritet të sjellë cilësi dhe përvojë të rëndësishme në skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ai i është bashkuar menjëherë ekipit në seancat stërvitore, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik.

“I urojmë mirëseardhje të përzemërt Marios në familjen tonë dhe shumë suksese me fanellën e Gjilanit”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.