DYLON

Zyrtare: Isa varroset në Boletin

Avatar photo Redaksia

Këshilli Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje me 10 qershor.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se këshilli në mënyrë unanime e ka vendosur një gjë të tillë.

EkoHigjiena

“Është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë”, ka thënë Bahtiri.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=162504

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.