DYLON

Zyrtare | Isa Mustafa: Do të kandidoj për Kryetar të LDK-së

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka folur edhe për punët që po behën në LDK. Ai ka thënë se zgjedhjet në këtë parti janë duke shkuar mirë. Derisa e ka thënë edhe zyrtarisht se do të kandidoj për kryetar të kësaj partie.

Siç ka thënë Mustafa këtë kandidaturë ia lejon edhe pozita qe e ka tani në krye të qeverisë.

EkoHigjiena

” Është praktikë që kryeministri të jetë edhe drejtues i partisë që i përket. Kjo është edhe marrëveshje politike”, ka thënë Mustafa për televizionin publik RTK.

Deri tani kandidaturën për ta marrë timonin e LDK’së e ka bërë publike edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Kurse, kryetari i Gjilanit Lutfi Hazri dhe deputetja Vjosa Osmani janë duke u matur ende për këtë çështje. Ata ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje përfundimtare për kandidaturën.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=31153

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.