DYLON

Zyrtare: Gjilani firmos me Gerhard Prognin

Zyrtare: Gjilani firmos me Gerhard Prognin
Avatar photo Redaksia

Klubi i futbollit, SC Gjilani përmes faqes së saj zyrtare ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut të djathtë, Gerhard Progni.

Ja se çfarë thuhet për të:

Gerhard Progni i lindur më 6 Nëntor të vitit 1986, luan disa pozicione në fushë, por më së shumti ai njihet në pozicionin e mesfushorit të krahut të djathtë. Këmba e tij e preferuar është e djathta.

EkoHigjiena

I lindur në Tropojë, Progni hapat e parë si futbollist i mori tek akademia e Partizanit, nga edhe depërtoi në skuadrën e parë prej ekipeve zinxhir të skuadrës nga Tirana.

Progni paraqitjet e tij i vijoj edhe nëpër shumë skuadra të ndryshme në Shqipëri sikurse ajo e Skënderbeut, Flamurtarit, Kukësit e shumë të tjerave nga liga elite e Shqipërisë, me ç’rast ai kishte realizuar afër 70 gola nëpër klubet ku ai ishte paraqitur.

Gerhard Progni gjithashtu karrierë kishte bërë edhe jashtë Shqipërisë, që për disa muaj ai kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Superliga e Azerbajxhanit, FC Zira, ekip tek i cili ishte paraqitur 17 herë dhe kishte realizuar 2 gola në kampionatin e Azerbajxhanit.

Mesfushori i krahut në skuadrën e Gjilanit vije nga ekipi durrsak i Teutës, ku prej një viti ai ishte aktivizuar tek “djemtë e detit” dhe ishte pjesë e formacionit bazë, në dy ndeshjet e skuadrës së Teutës kundër Ventspilis në kualifikimet e Europa Ligës.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, Gerhard Progni, gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e shpresave të Shqipërisë, me të cilët kishte bërë mbi 10 paraqitje, duke realizuar edhe dy gola në fanellën e kuq e zinjve.

“Gerhard Progni, nga sot i është bashkangjitur skuadrës në Mavrovë, vend ku Gjilani po i vazhdon përgatitjet parasezonale. Ju informojmë se prezantimi i futbollistit në fanellën e klubit të Gjilanit, do të bëhet pas disa ditësh, kur skuadra do të rikthehet nga përgatitjet parasezonale nga Mavrova”, thuhet në fund të njoftimit. e SC Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.