DYLON

Zyra për të Rinj në Preshevë e bllokuar nga qeverisja e kaluar

Avatar photo Redaksia

Zyra për të Rinj në komunën e Preshevës ka disa muaj që është jashtë funksionit. Ndërrimi i pushtetit lokal ka ndikuar që edhe udhëheqësit e kësaj zyre të ndërrohen. Por, edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar para tre muajve, udhëheqësit e rinj të kësaj zyreje ende nuk kanë arrit që fillojnë aktivitet e tyre.

Gjatë fushatës parazgjedhore zyra ishte shndërruar në zyrë të Partisë Demokratike Shqiptare, ndërsa përfaqësuesit e PDSH-së, kanë mohuar të kenë bllokuar zyrën, ata kanë thënë se objektet publike vazhdojnë t`i shfrytëzojnë edhe subjektet tjera politike, ndërsa për Zyrën e Rinisë thonë se as ata nuk kanë pas vendim adekuat për shfrytëzim të saj, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Altin Boriçi, koordinator i zyrës për të rinj ka kërkuar që zyra të i kthehet rinisë, ndërsa ka ftuar rinin që ti bashkohen aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së saj.

Zyra për të Rinj ka një buxhet solid dhe disa burime për aktivitetet e saja, ndërkohë ajo ka për qëllim edukimin, socializmin dhe faktorizimin e të rinjve.

Leart Abdullahu, sekretar i Zyrës për të Rinj në Preshevë, thotë se buxheti sigurohet kryesisht nga komuna dhe ministritë përkatëse në Beograd.

Zyra për të Rinj në Preshevë është themeluar në vitin 2009, aktivistët e saj kanë dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve përmes projekteve edukuese e sociale.

Kjo zyrë ka luajt një rol të rëndësishëm në koordinimin e pritjes së refugjatëve sirian dhe të vendeve të ndryshme të Afrikës Lindore, gjë për të cilën ish koordinatorët e saj Agon Ajeti dhe Valon Arifi, nga OSBE janë shpallur personalitete të vitit.

video: Tituli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.