DYLON

Zyra për Informim Publik pjesëmarrës në trajnimin mbi aftësitë komunikuese

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në bazë të kërkesave të Zyrtarëve Komunal për Informim, një trajnim profesional një-ditor mbi Aftësitë Komunikuese është organizuar për zyrtarët komunal të informimit, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të mediave në rajonin e Gjilanit.

Trajnimi kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të zhvillojë kapacitetet e zyrtarëve të informimit, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave lidhur me transparencën dhe komunikimin me publikun.

EkoHigjiena

Ne trajnim morën pjesë 18 zyrtarë komunal nga 11 komunat e rajonit, e që merren me informacionin publik dhe aktivitetet në terren e ndër ta ishte edhe Zyrtari për Informim Publik në Komunën e Vitisë, Mustafë Mehmeti.

Metodologjia interaktive e aplikuar gjatë trajnimit i mundësoi pjesëmarrësve që të përqendrohen në përmirësimin e teknikave të kontaktimit, hartimit të lajmeve, komunikatave për shtyp dhe raportimin e aktiviteteve komunale.

Trajnimi ishte pjesë e projektit”Mbështetje për qeverisjen lokale në Kosovë”, zbatuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili është duke zbatuar një seri aktivitetesh që synojnë forcimin e transparencës komunale përmes komunikimit të zgjeruar komunal me strukturat jo qeveritare dhe publikun./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.