Zyra për Informim: Komuna e Gjilanit vlerësohet lartë për performancë
“Raporti i performancës komunale për Komunën e Gjilanit, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pasqyron rezultatet e arritura të punës në disa fusha, si në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe mënyrën e qeverisjes duke u renditur e para në disa fusha dhe indikatorë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.
Raporti nga Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Performancës Komunale, përfshinë dokumentet referuese të të dhënave të raportuara.
Sipas Zyrës për Informim e Komunës së Gjilanit, në bazë të vlerësimit kjo komunë ka treguar performancë të kënaqshme në disa nga fushat kryesore.
“Duke nisur nga infrastruktura rrugore ku jemi renditur të parët me 100 pikë. Po ashtu edhe në fushën e hapësirave publike ku kemi marrë vlerësimin me 100 pikë. Me 100 pikë jemi vlerësuar edhe për të arriturat në fushën e kulturës, rinisë e sportit. Komuna jonë vlerësohet lartë edhe në fushat e shërbimeve publike, shërbimeve administrative, në transparencën komunale, në fushën e Barazisë në Punësim, Shërbimeve Sociale dhe Familjare dhe indikatorë e fusha tjera”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim e Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/
