DYLON

Zyra Erasmus+ në Kosovë mbajti sesion informues në UKZ

Zyra Erasmus+ në Kosovë mbajti sesion informues në UKZ
Avatar photo Redaksia

Zyra Erasmus+ në Kosovë, në bashkëpunim me Universitetin Publik  “Kadr Zeka”,Gjilan, mbajti sot një sesion informues për mundësitë e aplikimit në fondet dhe programet ndërkombëtare që ofron Erasmus+.

Ky sesion u organizua në vazhdën e hapjes zyrtare të Thirrjes së Erasmus+ për vitin 2026. Thirrja e re u ofron institucioneve të arsimit të lartë, organizatave rinore dhe institucioneve të trajnimit profesional në Kosovë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, mobilitet dhe zhvillim kapacitetesh.

EkoHigjiena

Në hapje të takimit, Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Betim Berisha, përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të studentëve dhe stafit akademik në programet ndërkombëtare të bashkëpunimit, si një mundësi e vlefshme për ngritje profesionale dhe shkëmbim përvojash me universitete partnere evropiane.

Sesioni informues vazhdoi me prezantimin e veprimeve kryesore të programit Erasmus+, nga Mimika Dobroshi dhe Blerinë Zjaça, nga Zyra Erasmus+ në Kosovë.

Pjesëmarrësit në sesion morën një përmbledhje të shkurtër mbi dimensionin ndërkombëtar të programit Erasmus+, duke u njohur me mënyrat se si institucionet e arsimit të lartë në Kosovë lidhen dhe bashkëpunojnë përmes këtij programi. Diskutimi u zhvillua në formë interaktive, me përfshirjen e të pranishmëve për të ndarë njohuritë dhe pritjet e tyre ndaj programit.

Në këtë sesion u prezantuan mundësitë për:

– International Credit Mobility

– Degree Mobility (Erasmus Mundus Action)

– Capacity Building in Higher Education (CBHE)

– Capacity Building in VET (CBVET)

– Jean Monnet Actions

– Virtual Exchanges

– ECHE dhe EUA

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë dhe të ndajnë përvoja nga projektet e mëparshme, si dhe të eksplorojnë mënyra për forcimin e mobilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në të ardhmen. /2LONLINE/