DYLON

Zyra e Punësimit prezanton shërbimet dhe mundësitë e punësimit para nxënësve në Viti

Zyra e Punësimit prezanton shërbimet dhe mundësitë e punësimit para nxënësve në Viti
Redaksia

Sot u mbajtën sesione informuese me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” dhe të Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, me qëllim të prezantimit të shërbimeve të Zyrës së Punësimit dhe Projektit të Skemës së Asistencës Sociale (SAS).

Përfaqësuesi i shërbimeve të punësimit, Isuf Behluli, prezantoi shërbimet që ofron Zyra e Punësimit. Ndërkaq, Arbnora Azemi, këshilltare për punësim në kuadër të Skemës së Asistencës Sociale (SAS), në bashkëpunim me zyrtarin për shërbime sociale, Adil Islami, prezantuan qëllimin e projektit dhe mundësitë që ai ofron për integrimin e përfituesve në tregun e punës.

EkoHigjiena

Përmes këtyre takimeve synohet informimi dhe orientimi i të rinjve drejt mundësive për punësim, aftësim profesional dhe zhvillim të karrierës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.