DYLON

Zyra e Punësimit në Gjilan: Sesion informues për Programin e Vetëpunësimit

Zyra e Punësimit në Gjilan: Sesion informues për Programin e Vetëpunësimit
Redaksia

Zyra e Punësimit në Gjilan ka organizuar një sesion informues për Programin e Vetëpunësimit, me ç’rast të interesuarit janë njoftuar për mundësitë e mbështetjes financiare për krijimin e bizneseve të reja, kriteret dhe procedurat e aplikimit.

Petrit Vokshi, udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Gjilan, ka bërë të ditur se përmes këtij programi aplikuesit kanë mundësi të përfitojnë grante deri në 6,000 euro për realizimin e ideve të tyre biznesore.

EkoHigjiena

Sipas Vokshit, gjatë sesionit janë prezantuar në hollësi kushtet e aplikimit dhe mundësitë që ofron programi, me qëllim që personat e interesuar të kenë informacionin e nevojshëm për ta shndërruar një ide në biznes konkret.

“Ne besojmë se një ide e mirë, e mbështetur me informacionin dhe mundësinë e duhur, mund të jetë fillimi i një suksesi të ri”, ka theksuar Vokshi.

Ai ka ftuar të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë mundësinë për informim, këshillim dhe aplikim pranë Zyrës së Punësimit në Gjilan, duke rikujtuar se afati i aplikimit është deri më 30 nëntor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.