DYLON

Zyra e Presidentit dhe Ministria e Shëndetësisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi

Avatar photo Redaksia

Sekretari i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Fahri Breznica dhe Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, nënshkruan sot një Memorandum të Mirëkuptimit midis Zyrës së Presidentit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Memorandumi u nënshkrua në prani të Presidentes Atifete Jahjaga dhe ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Memorandumi përfshin koordinimin dhe mbështetjen e aktiviteteve për ofrimin e trajtimit psiko-social dhe shërbimeve shëndetësore falas për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.