Zyra dhe Komisioni Parlamentar për shqiptarët jashtë kufijve, domosdoshmëri e kohës
Shkruan: Refik HASANI
(2L ONLINE) – Është ndier nevoja e kamotshme që Parlamenti i Kosovës të ngritë dhe formojë pikërisht në legjislaturën e pestë të një Komisioni Parlamentarë për shqiptarët në Ish-Jugosllavi që do të përfshiheshin shqiptarët në ish Republikat Jugosllave , me theks të posaçëm në Mal të Zi dhe Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Kujtojmë opinionin e gjerë publikë që nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, që nga pas qershori të vitit 1999 jetojnnë Gjilan 11.783 banorë, kurse sot në Kosovë ka mbi 5O mijë shqiptarë që janë me qëndrim të përhershëm. Kurse qytetarë që ende nuk posedojnë kurrfarë dokumente të Serbisë dhe as të Kosovës kemi mbi pesë mijë veta që kanë mbetur nën mëshirën e fatit dhe janë qytetarë të askujt prandaj është nevojë formimi i një Komisioni Parlamentar dhe hapja e zyrës ndërlidhëse në kuadër të Kryeministrisë.
*Hapja e zyrës në kuadër të Kryeministrisë dhe Komisioni Parlamentarë janë domosdoshmëri e kohës, pasi ka nevojë emergjente të hiqen pengesa serioze ligjore dhe administrative që shqiptarëve nuk po ju lejohet që të pajisen dhe vazhdojnë dokumentet e udhëtimit. Të pranohet zyrtarisht nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës që ka të dëbuar dhe zhvendosur shqiptarë nga të gjithë qytetet e Serbisë me theks të veçantë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.
Hapja e zyrës dhe formimi i Komisionit Parlamentar për shqiptarët jashtë kufijve është domosdoshmëri e kohës,pasi do të koordinonin dhe harmonizonin punët në mënyrë institucionale me këto vendbanime dhe lokalitete të këtyre hapësirave etnike shqiptare në këto rajone apo krahina ku kanë ruajtur ende pranin e tyre fizike edhe me një shumicë shqiptare si që është rasti i Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit. /2L ONLINE/
