Zymeri: Kontributi i mediave në promovimin e aktiviteteve të shkollës është i çmuar, gazetarë gjilanas nderohen me mirënjohje
Zaim Zymeri, drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë të Gjilanit, ka bërë me dije se sot në këtë shkollë, patën kënaqësinë të mirëpresin përfaqësuesit e katër portaleve informative, të cilët me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kanë kontribuar në pasqyrimin dhe promovimin e aktiviteteve shkollore.
Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, drejtori i shkollës ndau mirënjohje për: Fehmi Sylejmani – Dita 24h.com, Enver Sadiku – Kryelajmi.com, Muhamet Halili – 2LONLINE.com dhe Visar Beqiri – Gjilani Press.com
Drejtori i shkollës shtoi se kontributi i mediave në promovimin e punës së shkollës, sukseseve të nxënësve dhe aktiviteteve edukative e arsimore është i çmuar.
“Përmes këtij bashkëpunimi, puna dhe përkushtimi i komunitetit tonë shkollor marrin vëmendjen dhe vlerësimin e merituar. Faleminderit për mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj ndaj arsimit”, ka thënë Zaim Zymeri, drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Mulla Idris Gjilani”. /2LONLINE/
