Zymberi: Nuk do të rrimë duarkryq
Nëse Qeveria e Kosovës nuk do të fillojë së zbatuari kontratën kolektive, kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil Mursel Zymberi thotë se shërbyesit civilë nuk do të rrinë duarkryq.
“Nuk do të presim ne në pafundësi për të na trajtuar të barabartë me punëtorët tjerë dhe të na trajtojë si qytetarë të barabartë. Për faktin se edhe kohëve të fundit bisedat që po zhvillohen me sindikatat tjera me pozicvionet e gjykatësve prokurorëve dhe kategorive të tjera neve na indinjojnë tej mase. Afati i fundit është rishikimi buxhetor, ndarja e mjeteve dhe llogaridhënia për mjetet e kursyera për gjashtëmujorin e parë të cilat nuk u janë dhënë shërbyesve civilë”, tha Zymberi për Radio Kosovën.
Ai tha se do të reagojnë fuqimisht ngase ka ardhur vlugu më i madh i pakënaqësive tek shërbyesit civilë duke marrë për bazë që Qeveria e Kosovës heziton, apo në mënyrë indirekte negocion me kategoritë e shërbyesve publikë të cilët kanë trefishin e rrogave më të mëdha se shërbyesit civilë dhe heziton të mendojë për pozitën e shërbyesve civilë.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=26197
