DYLON

Zymberi: Ka përmirësim në gjendjen sociale dhe familjare në Gjilan

Avatar photo Redaksia

Zymberi, në një konferencë për media ku ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka thënë se janë duke punuar me përkushtim të vazhdueshëm me stafin e kësaj qendre, që të krijojnë kushte më të mira për qytetarët, apo rastet që i drejtohen këtij institucioni për mbështetje.

Në elaborimin e tij lidhur me kategoritë që i janë drejtuar kësaj qendre për të kërkuar ndihmën, ai ka thënë se në shërbimet sociale dhe familjare ka përmirësim të gjendjes kur bëhen krahasimet e shifrave me vitin e kaluar.

EkoHigjiena

“Kur i bëjmë krahasimet e shifrave për rastet që kanë kërkuar shërbimet sociale dhe familjare, del se për këtë periudhë të këtij viti ka një përmirësim të gjendjes, sepse kemi rënie të numrit që i drejtohen këtij shërbimi. Në të njëjtën kohë ai ka përmendur, si më të ndjeshme rastet e viktimave të dhunës në familje, që ka rënie të rasteve të raportuara, fëmijëve të braktisur të porsalindur, por edhe rënie të numrit të rasteve në kategorinë e fëmijëve jetim”, tha Zymberi, duke shtuar se një problem edhe pse në rënie është numri i të miturve me vepra për kundërvajtje dhe vepra penale.

Zymberi ka theksuar se raste më të vogla por me të cilat janë duke u marr si qendër janë edhe rastet e fëmijëve të përfshirë në punë, sikur që ka spikatur poashtu edhe rastet e fëmijëve që i gjejmë nëpër rrugë si lypsar.

Ai ka potencuar se në shumicën e rasteve fëmijët nëpër këto kategori janë të gjinisë mashkullore.

Gjithashtu drejtori Zymberi ka njoftuar mediat edhe për shpërndarjen e pakove ushqimore që e kanë bërë në prag të festës së Fitër Bajramit.

“Në prag të festës së Fitër Bajramit është bërë shpërndarja e pakove ushqimore, të cilat përmbajnë gjërat elementare ushqimore, prej tyre 150 pako i ka dhënë donacion organizata “Islamik Relief of Kosova” dhe 170 të tjera një bashkatdhetar yni që jeton në Zvicër”, tha ndër të tjerash drejtori Zymberi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.