DYLON

Zymberi: Asistenca sociale e domosdoshme për mbijetesë për familjet pa të ardhura në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Mursel Zymberi drejtor në Qendrën për Punë Sociale (QPS) të Gjilanit, ka thënë se adresohen raste të cilat kanë probleme sociale, të mungesës së strehimit, ushqimit, të dhunës në familje dhe shërbime të tjera që kanë të bëjnë me një kategori vërtetë me gjendje të rëndë ekonomiko – sociale në përgjithësi.

“Për vitin që lamë pas, janë shpërndarë mbi 1800 pako ushqimore dhe veshmbathje me mbështetje të zyrës së kryetarit, të donatorëve por edhe të institucioneve të ndryshme nga brenda dhe jashtë Kosovës. Në skemën e asistencës sociale gjatë vitit 2014 kanë qenë një numër shumë i madh i të verifikuarve që kalon shifrën 1749 raste të kategorisë së parë rreth 800 në kategorinë e dytë, por marrë në përgjithësi, ky numër është i madh, ndërsa pasi janë aplikuar kushte të reja për përfituesit e ndihmës sociale nga niveli qendror, gjendja është ndryshe sepse që në fillim 300 raste të tilla janë larguar nga skema për shkak të kritereve të vendosura”, tha ai.

EkoHigjiena

Zymberi gjithashtu ka spikatur edhe problemin në rritje të dhunës në familje që është duke shkuar drejt dyfishimit të rasteve nga një vit më parë.

“Rastet e dhunës në familje janë duke shkuar në rritje, ndërsa edhe rastet e trajtuara të fëmijëve pa dy prindërit, pa njërin prind, apo edhe fëmijë të larguar nga familja për shkak të sjelljeve jo-korrekte të prindërve ndaj fëmijëve”, tha, ndër të tjerash, drejtori i QPS-së Mursel Zymberi. /2L ONLINE/