Futbollistët e përfaqësueses së Zvicrës do të motivohet në një hotel me 5 yje në Vegis për kampionatin botëror të futbollit “Brazili 2014”.
Ekipit të kombëtares zvicerane nuk do t’u mungojë asgjë në Park Hotel Weggis. Zonë private “SPA”, pishina, dhoma me pamje fantastike. Me pak fjalë, një vend për t’u çlodhur dhe për të mbledhur forca për kampionatin botëror të futbollit “Brazili 2014”. Madje, sipas Rolf Rolf Tinner, përgjegjës i hotelit, është shumë e rëndësishme që ekipi i kombëtares zvicerane të mund të pushojnë dhe të përgatitet mirë, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu Kasper Widmer, kryetar i Komunës Weggis, thotë se me qëndrimin e ekipit zviceran në Weggis është një nder dhe një referencë e mirë për komunën.
Zëdhënësi për media në ekipin e kombëtares zvicerane, Marco von Ah, tha se kishim marrë një vendim për Weggisin, por jo kundër Feusisbergit, një vend i veçantë që mund të motivojë lojtarët për të punuar për një destinacion të veçantë”, thotë Marco von Ah.