DYLON

Zvicra nuk do të ishte në Botëror pa emigrantët

Avatar photo Redaksia

Zvicra ditët e fundit është përfshirë nga debati për ligjin e ri të anti – emigracionit, kurse e përditshmja gjermane “Die Welt” ka ironizuar me vendin helvet, duke shkruar se nëse ligji do të hynte në fuqi disa vite më parë atëherë kombëtarja e futbollit të këtij vendi nuk do të ishte në Botëror.

Në faqen e saj të parë, e përditshmja gjermane ka publikuar një foto të ndeshjes së fundit të përfaqësueses së Hitzfeld duke lënë të bardha imazhet e lojtarëve, të cilët janë fëmijë emigrantësh ose kanë lindur në vende të tjera. Kështu të vetmit që do të zbrisnin për Zvicrën në Botëror, nëse ky ligj do të ishte në fuqi do të ishin, Michael Lang, Fabian Schaer, Reto Ziegler dhe Steve Von Bergen.

EkoHigjiena

Të gjithë të tjerët janë fshirë, duke nisur nga Gokhan Inler, kapiteni skuadrës me origjinë turke, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri me prejardhje shqiptare dhe Johan Djourou,me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe i natyralizuar si zviceran. Me pak fjalë nëpërmjet kësaj fotoje, ”Die Welt” ka dashur të tregojë, se pa emigrantët futbolli në vendin helvet nuk do të ishte i njëjtë, ashtu si dhe shumë sektorë të tjerë të ekonomisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.