Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar miqësore me Senegalin në Gjenevë, e cila do të luhet më 25 maj. Mirëpo, meqenëse takimi do të luhet në shtetin helvetik, atëherë FFK është dashur të marrë lejen nga Federata e Futbollit e Zvicrës.
Pikërisht kjo federatë nuk kishte dhënë lejen për miqësoren e 5 marsit, të cilën Kosovë dëshironte fillimisht ta luante me Xhamajkën në Gjenvevë.
Këtë herë përgjigjja ka qenë pozitive. “Kemi kërkuar nga Zvicra lejen dhe sot (e premte) e kemi marrë përgjigjen pozitive. Ata do të na mundësojnë që ndeshja të luhet në Gjenevë”, deklaroi një burim i FFK-së për Arenën.Pavarësisht se presidenti i Senegalit, Augustin Senghor, kishte thënë të enjten se Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës për të zhvilluar takimin, mirëpo sipas burimit në fjalë, të gjitha procedurat janë kryer me kohë.
Është caktuar edhe orari i ndeshjes me Senegalin, dhe takimi do të fillojë nga ora 17:00. Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Stade de Praille’ të Gjenevës, në të cilin takimet i zhvillon Servette. Katër ditë më herët, Kosova mirëpret Turqinë, me të cilën ende nuk është caktuar se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja, meqenëse ka sinjale pozitive për një ekspres-investim në stadiumin e kryeqytetit./standardi/