DYLON

Zvicra humb nga Koreja, Kasami shënon në debutimin e tij

Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Zvicrës ka pësuar sot humbje nga Koreja Jugore me rezultat 1:2. Ndeshja është luajtur në Seul dhe ka qenë e karakterit testues. Me këtë humbje, skuadra zvicerane ndërpret serinë prej 14 ndeshjeve me fitore dhe barazime.

Me gjithë humbjen, një lojtar ka pasur motiv të jetë i kënaqur, së paku me rezultatin e tij personal:ai është Pajtim Kasami, i cili ka shënuar golin e vetëm për Zvicrën. është ky një sukses i madh i tij, kur kihet parasysh se kjo ka qenë ndeshja e parë ku strugani ka luajtur nga fillimi. Edhe golin e tij të bukur, nga 20 metra largësi, Kasami e ka shënuar në fillim, pra në minutën 6.transmeton albinfo.ch.

EkoHigjiena

Përfaqësuesja e Koresë, është treguar më e fuqishme dhe më e freskët sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes. Në këtë pjesë, respektivisht në minutat 59 dhe 87 lojtarët koreanë kanë shënuar dy golat e tyre.

Ndërsa skuadra zvicerane  ka treguar shenja lodhjeje, vlerësojnë komentuesit zviceranë të ndeshjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.