DYLON

Zviceranet ndihmojnë shëndetësinë Vitiase

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim kryetarin e organizatës (Le Fonds d’Aide Internationale au Développement) F.A.I.D, Dr. Pierre-Yves Amgwerd si dhe Yves Blanc nga shtetit Zviceran të cilët kanë sjell një donacion me mjete mjekësore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i falënderoj organizatën F.A.I.D për donacionin e sotëm i cili sipas tij do të lehtësoj punën e mjekëve në Viti duke potencuar se donacionet e tilla nga shtetet mike si Zvicra janë një dhuratë e veçantë për qytetarët Vitias.

EkoHigjiena

“Me lejoni që të ju falënderoj për donacionin e sotëm e cila është shumë e rëndësishëm për punën e mjekëve por edhe për qytetarët tanë pasi me këtë pritet të përmirësohen shërbimet mjekësore ndaj qytetarëve tanë” u shpreh Haliti.

Ndërkaq Kryetari i F.A.I.D, Dr. Pierre-Yves Amgwerd tha se shpresojmë se sadopak ky donacion do të shërbej qytetarëve të Vitisë.

“Sot po ndihem shumë mirë pasi që me të vërtetë populli i Kosovës është shumë mikpritës, andaj kjo po më bënë që të ndihem si Kosovar” u shpreh Dr. Amgwerd.

Ndërkaq kryetari Haliti tha se vet fakti se keni dhënë një donacion Komunën e Vitisë tregon se ju jeni një mik i madh i këtij vendi. Për ndryshe në këtë donacion përfshihen mjete dhe inventar mjekësor si tavolina operacioni, tavolina të gjinekologjisë, shtretër lëvizëse etj.

Gjithashtu gjatë këtij takimi përfaqësuesit e kësaj organizate kanë theksuar se do ti shkojnë mundësitë që edhe në të ardhmen ta mbështesin Vitinë me donacione./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.