DYLON

Zvicër: Akademi Përkujtimore për Dëshmorët e UÇPMB-së më 28 maj në Buchs

Avatar photo Redaksia

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët, kudo që gjenden, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vijnë e që duan ti nderojnë dëshmorët, janë të mirëseardhur në Akademinë përkujtimore, që organizohet për çdo vjet, e vetmja në gjithë diasporën shqiptare.

“Kemi nderin, që në emër të 28 familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së dhe në emër të kryesisë së Akademisë Përkujtimore të Ushtrisë Çlirimtare, (UÇPMB-së), për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc t`ju ftojmë, që të merrni pjesë dhe ti nderojmë dëshmorët”, thuhet në njoftimin nga Këshilli Organizativ.

EkoHigjiena

Programi do të mbahet më28. Maj 2016 ( e shtune), duke filluar, nga ora 19:30 dhe akademia, do të jetë me një program të pasur kulturo- artistikë dhe risi të tjera me mysafirë të shumtë dhe me prezencën e veprimtarëve të njohur.

Këshilli Organizativ mirëpret çdo bashkombas në këtë manifesim që ndan kohë për ti nderuar dëshmorët, hyrja është falas dhe për çdo informacion kontaktoni në 079/ 617 15 62 dhe 077/ 423 63 79./Titulli.com/

Këshilli Organizativ i Akademisë në bashkëpunim me SH.H. L. „Presheva“ dhe SH.H. „Medvegja

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.