Skuadra nga Beogradi, Crvna Zvezda është nisur drejtë Kosovës për ndeshjen me të ashtuquajturën, Trepca.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi serb në Facebook.
Federata e Futbollit e Kosovës ka ftuar Policinë e Kosovës në disa raste të ndalojë këtë ndeshje, pasi është ilegale, ndërkohë Policia në disa raste ka thënë se po shqyrton rastin.
FFK-ja ka kërkuar edhe ndihmën e UEFA-s e FIFA-s për të ndalur aktivitetet ilegale të Serbisë në Kosovë, por s’ka hasur në mirëkuptim. Madje, UEFA i ka kërkuar FFK-së të lejojë këtë ndeshje me arsyetimin se ka bazë në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS).