DYLON

Zv.shefja e misionit amerikan në Kosovë Jennifer Bachus vizitoi Gjykatën e Apelit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot në Gjykatën e Apelit ka qëndruar për vizitë zëvendës shefja e ambasadës amerikane në Prishtinë Jennifer Bachus. Ajo është pritur nga kryetarja e Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Kosovës Biljan Rexhiq si dhe nënkryetarja e Gjykatës së Apelit njëherësh anëtare e këtij forumi Tomka Berishaj.

Bachus, me tutje zhvilloj një takim me gjyqtaret e kësaj gjykate, ku me to diskutoj për rolin e femrës në drejtësi, më theks të veçantë në gjykata.

EkoHigjiena

Nikoqiret njoftuan numrin dy të ambasadës amerikane, për sfidat më të cilat po përballën, sidomos me numrin e madh të lëndëve dhe mungesën e mekanizmave për ta bërë publike punën e tyre.

Nga ana tjetër mysafirja u shpreh e kënaqur më pozitën e femrave në gjykatën e Apelit që u tha se është e korrekte dhe premtoj se do të përkrahë çdo iniciativë që ka të bëjë me avancimin e gruas gjyqtare.

Në Gjykatën e Apelit aktualisht punojnë 10 gjyqtare (nga 32 gjyqtarë sa janë gjithsej), të cilat kontributin e tyre e japin në të gjitha departamentet, duke filluar nga ai i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm etj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.