/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi, kanë pritur sot në takim zv. ministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Republikës së Kosovës, Vezir Jonuzi.
Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreh potencialeve që ka komuna e Vitisë në zhvillimin bujqësisë, realizimin e projekteve të përbashkëta në mes të Ministrisë dhe Komunës,grandëve të fermerëve vitias, por edhe rreth sfidat me të cilat përballën fermerët vitias e që një nga to janë vërshimet e shpeshta që shkaktohen nga lumi “Morava”.
Pas këtij takimi ata kanë vizituar punimet që janë bërë në pastrimin e lumit “ Morava” në drejtim të fshatit Binqë, si dhe është vizituar një serrë e cila është ndërtuar me ndihmën e MBZHR-së, ku panë për së afërmi punët që janë duke u bërë në kultivimin e perimeve./2L ONLINE/