DYLON

Zv.Ministri Bajram Gecaj vizitoi Komunën e KamenicësC

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani e ka mirëpritur zv. Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, me bashkëpunëtorë i cili vizitoi Kamenicën në kuadër të fushatës sensibilizuese për regjistrimin falas të qytetarëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian.

Kryetari Sinani e njoftoi zv, Ministrin, për aktivitetet që i ka ndërmerr komuna, së bashku edhe me institucionet qendrore e organizatat e ndryshme joqeveritare, përmirsimin e kushteve jetësore të komunitetit rom. Pjesëtarët e këtij komuniteti që jetojnë në komunën e Kamenicës janë 520, ku shumica e tyre jetojnë në qytet, fshatin Berivojcë dhe një familje 30 anëtarshe në fshatin Strezoc.

EkoHigjiena

Komuna e Kamenicës i ka të regjistruar të gjithë romet e kthyer, me përjashtim të dy fëmijë në Strezoc, të cilët në javën e ardhshme do të regjistrohen. Përfaqësuesit e komunës shpesh herë i kanë vizituar, romët e shpërngulur që janë të strehuar në kampin e Bujanocit dhe atë të Shkupit.

Zv.ministri Gecaj u interesua edhe për gjendjen në komunën e kamenicës, realizimin barazisë së gjuhëve e informacione tjera,për të cilat informoi edhe nënkryetari i komunës për komunitete, Dragisha Saviq. Ai u shpreh i kënaqur me udhëheqjen komunale e cila i kushton rëndësi ,që edhe komunitetet pakicë të jenë përfituese të projekteve të ndryshme të infrastrukturës.

Kryetari Sinani dhe zv. Ministri Gecaj e vizituan familjen 30 antarëshe në Strezoc, ku u informuan drejtpërsëdrejti për problemet e kësaj familje.

Po ashtu Kryetari Sinani e informoi zv.Ministrin që komuna e Kamenicës ka aplikuar në tri projekte në MAPL-në dhe kërkoi që të ketë prioritet Komunën e Kamenicës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.