DYLON

Zuzaku: Opozita nuk ka të drejt

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kritikat e opozitës (PDK) se pushtet aktual në Gjilan e ka lënë këtë komunë dhe i ka lënë qytetarët e saj pa perspektivë dhe në një represion ekonomik, janë kritika të pabaza, të paqëndrueshme dhe që nuk përkojnë me realitetin, thonë zyrtarët komunal.

Agim Zuzaku, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, ka thënë për Portalin 2LONLINE, se e kupton rolin e opozitës, kritikat e saja, dhe se e vlerëson faktin kur roli i saj është korrigjues i pozitës dhe se kur ata e kanë me të drejt, atëherë edhe pushteti duhet t’i marr për bazë ato, por se në këtë rast ata nuk kanë fare të drejt.

EkoHigjiena

Ai tha se nuk mund të priten mrekullitë brenda ditës, por se po punohet shumë dhe se zhvillimi ekonomik lokal në Komunën e Gjilanit, është duke u rritur falë projekteve me donatorë dhe participimit të komunës në këto projekte. Ai tha se janë përkrahur bizneset të vogla e të mesme, janë implementuar programe të ndryshme ,e projekte të ndryshme dhe se kritikat e opozitës për mungesë të zhvillimit ekonomik dhe të mungesës së perspektivës nuk qëndrojnë assesi.

Përndryshe, Agim Zuzaku është kuadër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), subjekt ky që është në bashkëqeverisje me LDK-në, në Gjilan. Ai udhëheqë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.