/2L ONLINE/ – Kritikat e opozitës (PDK) se pushtet aktual në Gjilan e ka lënë këtë komunë dhe i ka lënë qytetarët e saj pa perspektivë dhe në një represion ekonomik, janë kritika të pabaza, të paqëndrueshme dhe që nuk përkojnë me realitetin, thonë zyrtarët komunal.
Agim Zuzaku, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, ka thënë për Portalin 2LONLINE, se e kupton rolin e opozitës, kritikat e saja, dhe se e vlerëson faktin kur roli i saj është korrigjues i pozitës dhe se kur ata e kanë me të drejt, atëherë edhe pushteti duhet t’i marr për bazë ato, por se në këtë rast ata nuk kanë fare të drejt.
Ai tha se nuk mund të priten mrekullitë brenda ditës, por se po punohet shumë dhe se zhvillimi ekonomik lokal në Komunën e Gjilanit, është duke u rritur falë projekteve me donatorë dhe participimit të komunës në këto projekte. Ai tha se janë përkrahur bizneset të vogla e të mesme, janë implementuar programe të ndryshme ,e projekte të ndryshme dhe se kritikat e opozitës për mungesë të zhvillimit ekonomik dhe të mungesës së perspektivës nuk qëndrojnë assesi.
Përndryshe, Agim Zuzaku është kuadër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), subjekt ky që është në bashkëqeverisje me LDK-në, në Gjilan. Ai udhëheqë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik. /2L ONLINE/