DYLON

Zotohen se do të intensifikojnë bashkëpunimin

Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, atje është duke zhvilluar një vizitë zyrtare një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga deputetja, Teuta Rugova, nënkryetare e komisionit.
Gjatë kësaj vizite, nënkryetarja , Rugova, u takua me z. Nemeth Zsolt, kryetar i Komisionit për Pune të Jashtme të Parlamentit Hungarez.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni ynë mbajti një takim edhe me komisionin homolog hungarez.

EkoHigjiena

Ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte rrugëtimi i Kosovës drejtë pavarësisë së saj. Me këtë rast, nënkryetarja e komisionit, Rugova, falënderoi ata për mbeshtetjen e shtetit hungarez. Delegacioni ynë, po ashtu i falënderoi homologët hungarez edhe për mbështetjen e premtuar lidhur me avancimin e statusit ndërkombëtarë të vendit tonë, si dhe mbështetjen e treguar lidhur me integrimet evropiane.

Gjatë takimit, deputetët e të dyja vendeve u zotuan se do të intensifikojnë bashkëpunimin, si mënyra më e mirë e këmbimit të përvojave ndër-parlamentare.

Përfaqësuesit e këtij komisioni, në përfundim të kësaj vizite zyrtare, do takohen edhe me z. Zsolt Csutora-zv. sekretar i përgjithshëm i shtetit.

Po ashtu, ata do të kenë një drekë pune me nënkryetarin e Asamblesë Nacionale të Hungarisë, z. Istvan Jakab.